INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona Qereti, nga X Factor në Sanremo

Bleona Qereti, nga X Factor në Sanremo

Publikuar më: 18:22 07-02-2016

Bleona na lë gjithmonë pa fjalë!

Pas pjesëmarrjes në jurinë e X Factor Albania dhe në reality show të Bravo Tv, “Euros of Hollywood”, Bleona tashmë po përgatitet për një tjetër event. Bëhët fjalë për festivalin e 66-të të muzikës italiane në Sanremo, i cili do të nisë më 11 Shkurt. Ashtu siç ajo e ka bërë të ditur në Instagram, Bleona është e ftuar së bashku me trupin e saj të baletit për të promovuar singëllin e suksesshëm “Take You Over”. Sigurisht që kur bëhët fjalë për të ftuarit në Sanremo, ata janë personazhe mjaft të famshëm ndërkombëtarë. Këtë vit ata që do të performojë në skenën e eventit më të rëndësishëm të vitit në Itali, do të jenë Elton John si dhe Ellie Goulding. Duhet të themi se edhe Bleona është tashmë një prej personazheve më të famshëm në muzikë. Nuk na ngelet tjetër veçse të presim momentin kur ajo të na emocionojë me performancën e saj energjike ashtu siç di ta bëjë më mirë. Shumë suksese!

Article Logic
Execution time: 0.0030970573425293