INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ftesë dasme si të Marinës dhe Getoarit nuk keni parë ndonjëherë [FOTO]

Ftesë dasme si të Marinës dhe Getoarit nuk keni parë ndonjëherë [FOTO]

Publikuar më: 15:52 28-08-2017

Shumë shpejt Marina dhe Getoari do të kurorëzojnë marrëdhënien e tyre duke u lidhur në martesë.

Gazeta Express bën me dije se këto ditë ka nisur shpërndarja e ftesave, ndërkohë që ato janë shumë të veçanta dhe jo të çfarëdoshme. Mësohet se ato do të vijnë të personalizuar për çdo të ftuar, diçka që vështirë se na e kanë zënë veshët më parë. E para që është zbuluar është ajo e Luanës, e cila e ka bërë publike ftesën e saj në Instagram, të mbushur me petale lulesh. Ja fjalët që moderatorja bukuroshe ka rezervuar për motrën e saj dhe kunatin e ardhshëm: “Mishërimi i shpirtit tuaj në art i tejkaloi pritshmëritë me këto ftesa të personalizuara. Jam kaq shumë e emocionuar dhe e lumtur për ju! Ju dua shumëë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi”.

marinageto.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879