Reperi shumë i njohur amerikan, krijues i disa hiteve Soulja Boy është bërë baba. Partnerja e tij, Jackilyn Martinez mirëpriti djalin e tyre muajin e kaluar. Reperi ndau së fundmi një imazh me vogëlushen duke zbuluar dhe emrin.
“Lil Soulja babi të dua”, shkroi reperi 32 vjeçar ndërsa me një postim tjetër ka zbuluar se djalit i kanë vendosur emrin KeAndre.
Soulja Boy i befasoi ndjekësit e tij në Instagram në mars ku zbuloi se ai dhe partnerja e tij do të bëheshin prindër për herë të parë.