Në “Goca dhe Gra” Armina Mevlani ka folur për fëmijërinë e saj. Ajo ka treguar se ndonëse ka qenë fëmijë i vetëm, prindërit nuk e kanë llastuar.
Moderatorja ka zbuluar se e ëma e saj bënte tre punë në ditë dhe i ka mësuar asaj punën që kur ka qenë 14 vjeç.
“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”, ka treguar Armina.