INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rekord i ri të prekurish nga Covid-19: Në 24 orët e fundit humbin jetën 6 persona!

Rekord i ri të prekurish nga Covid-19: Në 24 orët e fundit humbin jetën 6 persona!

Publikuar më: 18:30 06-11-2020

Vijojnë rekordet e të infektuarve në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 489 raste të reja nga 1954 testime të kryera në total.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.


I lartë është edhe numri i viktimave, pasi 6 persona kanë humbur betejën me virusin: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga ana tjetër, këto 24 orë janë shëruar 350 persona, duke e çuar në 11,861 numrin e të shëruarve nga nisja e epidemisë.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 549, kurse ai i të prekurve në 23,210.


Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954

Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002