INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në lidhje me një partner shumë më të madh se vetja?! Rike Roçi flet troç: Nuk jua...

Në lidhje me një partner shumë më të madh se vetja?! Rike Roçi flet troç: Nuk jua...

Publikuar më: 11:20 03-06-2026

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi, ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në rrjet për një lidhje të mundshme gjatë pushimeve të saj në Vlorë, ku u aludua për praninë e një “mashkulli misterioz”, që mendohej të ishte shumë më i madh në moshë se Rikja.

Fotot e publikuara prej saj disa ditë më parë ndezën menjëherë diskutime në rrjete sociale, duke bërë që ndjekësit të hamendësojnë për identitetin e personit që e shoqëronte.

Në vend të një konfirmimi, Roçi ka zgjedhur një mini-sqarim në InstaStory, ku ka komentuar edhe zërat e mediave rozë.

Ajo ka shkruar:

“Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që më paskeni parë ju, gojët e liga. Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisnisi fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë zë ligësisë që mbani brenda. Dhe, sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne jemi në një moshë dhe ai është shumë, poooo shumë i MIRË. Por nuk jua tregoj se keni Sy. Tani plasni nga inati dhe kthehuni sërish te jeta juaj bosh dhe e trishtuar.”, shkruan Rikja, e cila pretendon të dijë edhe si e kanë jetën të tjerët.

vlora.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031430721282959