INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen pamjet/ Ja momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA”, shkatërron gjithçka dhe kërcënon pronarin

Publikohen pamjet/ Ja momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA”, shkatërron gjithçka dhe kërcënon pronarin

Publikuar më: 12:25 03-06-2026

Publikohen pamjet nga incidenti i ndodhur më herët në ambientet e shtëpisë muzikore “ONIMA”, ku shfaqet këngëtari Gjesti duke hyrë në studio me një armë në dorë.

Në videot e publikuara për herë të parë nga "Sinjali", shihet momenti kur Gjesti futet në ambientet e kompanisë dhe shkakton dëmtime të konsiderueshme.

Më 12 mars të këtij viti u raportua se Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, u ndalua nga Policia e Kosovës në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të publikuara në atë kohë, reperi u shoqërua në polici dhe u vendos në paraburgim për 48 orë, ndërsa Prokuroria e Kosovës nisi procedurat për verifikimin e rrethanave të rastit dhe vlerësimin e provave.

Dyshohej se këngëtari kishte shkuar i armatosur në ambientet e kompanisë muzikore “Onima”, në pronësi të Erkand Shabanit. U raportua se, mes palëve kishte pasur më herët mosmarrëveshje, ndërsa incidenti i fundit dyshohej se lidhej me përshkallëzimin e konfliktit.

Raportohej se përplasja kishte në qendër një kontratë që Gjesti kishte nënshkruar me kompaninë “Onima” para pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Big Brother VIP Albania”. Pas përfundimit të eksperiencës në reality show, ai kishte kërkuar ndërprerjen e kontratës, gjë që kishte krijuar tensione mes artistit dhe kompanisë.

Në bazë të legjislacionit penal në Kosovë, posedimi ose mbajtja e paautorizuar e armëve mund të ndëshkohet me gjobë deri në 7,500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Megjithatë, ekspertët ligjorë theksojnë se në rastet kur arma nuk është përdorur për kryerjen e një vepre tjetër penale, gjykatat shpesh aplikojnë masa më të lehta, si gjoba ose dënime me kusht, në varësi të rrethanave konkrete të çështjes.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607