INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në Drejtësi, Murrizi rekomandon që të bëhet një qeli për të famshëm

Reforma në Drejtësi, Murrizi rekomandon që të bëhet një qeli për të famshëm

Publikuar më: 10:45 04-07-2019

Deputeti Myslim Murrzi deklaroi në Parlament se të gjithë palët kanë frikë nga reforma në drejtësi. “Shoh në foltoren e Kuvendit, që kjo maxhorancë reformën në drejtësi e përdor si kalë beteje për të sulmuar pjesën tjetër. Por ku e gjeni këtë siguri që qenka vetëm për pjesën tjetër, apo ju keni certifikatë e virgjërisë në këtë pjesë. Hallin që keni me presidentin e Republikës, është halli i disa individëve që shumë shpejt do të jenë ortakë apo banorë të ndonjë burg të famshëm a të Reçit apo Peqinit, apo të ndërtojë ndonjë të vetin si Escobari. Kjo pjesë që është sot këtej (opozita e re) nuk i bie në mend vettingu, pasi kokërr karameleje nuk kanë marrë”, tha Murizi, duke vijuar se “Shkarkojnë prokurorë dhe gjyqtarë se pse kanë ndërtuar një shtëpi në ’96 dhe lënë në detyrë persekutorë që kanë vrarë deri në ’90. Luftën që keni me njëri-tjetri, absolutisht nuk na bie në mend sepse jeni dy palë komunistë që keni vrarë dhe prerë njëri tjetrin. Haramin nuk do të gëzojë askush, as çunat që ishin dhe as çunat që janë këtu”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.004364013671875