INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e frikshme e Vajzës në kuti/ U mbajt për 7 vite e mbyllur në arkivol [FOTO]

Historia e frikshme e Vajzës në kuti/ U mbajt për 7 vite e mbyllur në arkivol [FOTO]

Publikuar më: 10:39 04-07-2019

Kur shohim filma me histori prekëse apo të frikshme mendojmë se nuk janë të vërtetë por në realitet ata e kanë një bazë të marrë nga jeta e përditshme.“Vajza në Kuti’ është historia e një vajze e cila është abuzuar për vite të tëra në mënyrën më të frikshme.

Historia e saj u transmetua në televizionin britanik Channel 5, dhe u raportua gjerësisht edhe në media. Kur ta lexoni historinë do të mendoni se jeni duke parë një film horror.

Bëhet fjalë për historinë e Colleen Stan, e cila u rrëmbye kur ishte 20 vjeçe dhe u mbajt në robëri për 7 vite.

Stan gjithashtu u përdhunua për shtatë vite me radhë 1 orë në ditë, ndërsa mbahej në robëri brenda një arkivoli për 23 orët e tjera.Colleen Stan u rrëmbye pasi pranoi të bënte një udhëtim me Cameron Hooker ndërsa festonte në ditëlindjen e një shoku në vitin 1977.

Hooker u ul pranë Colleen, e mori dhe e mbylli në një kuti që ai vetë e kishte ndërtuar.23-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Janice, pastaj e çuan Colleen rreth 300 kilometra larg, në shtëpinë e tyre rurale në “Red Bluff” të Kalifornisë. Hooker e kyçi vajzën në një arkivol, ku qëndroi për 23 orë në ditë, për 7 vite me radhë duke e nxjerrë vetëm kur donte ta torturonte.Hooker madje e lidhi atë me zinxhirë në bodrum, e përdhunoi dhe e rrahu, para se të kryente marrëdhënie seksuale festive me bashkëshorten e tij, edhe kjo në dijeni për rrëmbimin.

Ai gjithashtu e detyroi Colleenin të firmoste një kontratë ‘skllavërie’ dhe tha se do ta vriste atë dhe familjen e saj nëse ajo do mundohej të ikte.Hooker tronditi aq shumë Kolenin, tani 62 vjeç, duke e detyruar atë ta thërriste atë ‘mjeshtër’ dhe gruan e tij ‘zonjë’.Ai madje e çoi për të parë prindërit e saj, me Colleen që i bindi ata se ai ishte i dashuri i saj.

Colleen ka zbuluar se ishte Janice, që e ndihmoi atë të ikte shtatë vjet pasi e rrëmbyen.Në vitin 1984, Janice shkoi dhe i tha se ajo duhej të ikte, teksa Hooker ishte larg shtëpisë.Hooker më pas u dënua me 104 vjet burg, ndërsa Janices iu dha imunitet në shkëmbim të dëshmisë së saj kundër bashkëshortit të saj.

Me vitet që kaluan mjekët u shprehën se vajza Kolin tashmë vuante nga sindroma e Stokohlmit, ku viktima bëhet i varur nga dhunuesi, madje bie në dashuri me të.

 

kolin.PNG

Collin në vitin 2016, në prezantimin e dokumentarit kushtuar historisë së saj

4k.PNG

 

1k.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217