INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid e dëshiron patjetër Mbappe, sulmuesi i kthen përgjigjen e rëndësishme

Real Madrid e dëshiron patjetër Mbappe, sulmuesi i kthen përgjigjen e rëndësishme

Publikuar më: 15:35 16-07-2018

Cristiano Ronaldo ka lënë një boshllëk të madh te Real Madrid, dhe klubi po përpiqet për të gjetur një zëvendësues.

Një nga objektivat kryesore është "ylli" 19-vjeçar i PSG, Kylian Mbappe. Real Madrid vazhdimisht po këmbëngul për të marrë shërbimet e tij sidomos pas paraqitjes fantastike që Mbappe bëri në Botëror. Në lidhje me këtë trasnferim ka folur edhe vetë sulmuesi ku u shpreh se ndjehet i lumtur në PSG.

“Është vetëm filimi për mua dhe jam në hapat e parë. Dua të qëndroj këtu dhe të vazhdoj rrugën që kam nisur. Jam një lojtari i PSG-së dhe nuk largohem.” ka deklaruar 19-vjeçari. Me këtë deklaratë Mbappe i ka dhënë një mesazh të qartë Realit që nuk ka ndërmend të lëvizë nga Franca.

Article Logic
Execution time: 0.0035672187805176