INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prapaskena! Ja çfarë bëri Reali që të ndalonte transferimin e Ronaldos

Prapaskena! Ja çfarë bëri Reali që të ndalonte transferimin e Ronaldos

Publikuar më: 17:38 16-07-2018

Ronaldo ka kryer me sukses vizitat mjekësore paraditën e sotme në "Allianz Stadium" dhe pasdite pritet të prezanohet nga bardhezinjtë nëpërmjet një konference për shtyp. Por para prezantimit të tij ka dalë edhe një prapaskenë ku ai mund të kishte qëndruar te Real Madridi, pasi drejtuesit e “Los Blancos” i bënë një tjetër ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me ta, por ai kishte një arsye më të madhe se paratë për t’i refuzuar.

Gazetari portugez Luis Marques Mendes zbuloi në televizionin SIC se Real Madrid bëri një ofertë të fundit për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo përpara se ai të nënshkruante për Juventusin. Sipas këtij gazetari, klubi i “Los Blancos” vuri në tavolinë 32 milionë euro në sezon për portugezin, dy milionë më shumë se ajo që ai do të përfitojë nga “Zonja e Vjetër”.

Luís Marques Mendes shpjegoi se Cristiano refuzoi ofertën nga Real Madrid sepse ai dëshironte të shkonte në Juventus sepse, për gazetarin portugez, lojtari nuk kishte më asnjë sfidë në klubin e bardhë dhe donte të tregonte veten në një tjetër klub, ndaj pranoi kalimin në Serie A.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322