INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon policia për ngjarjen në shkollën në Paskuqan

Reagon policia për ngjarjen në shkollën në Paskuqan

Publikuar më: 16:11 06-10-2016

Policia pas lajmit se disa nxënëse të shkollës 9 vjeçare në Paskuqan përfunduan në spital ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmi se ata ishin droguar. Sipas policisë nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga policët dyshohet se ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoren për pastrim.
Policia sqaron se pas njoftimit në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën dhe nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike. Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm.
Sipas policisë nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së lëndëve narkotike, por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë.
Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojtë të kimikatit të futur në shkollë.

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665