INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Durrësi, djali qëllon me armë zjarri babain

Tronditet Durrësi, djali qëllon me armë zjarri babain

Publikuar më: 19:30 06-10-2016

Pas plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Për motive të dobëta, djali në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri babain e tij, i cili ka mbetur i plagosur. 51 vjeçari N.M, i cili u plagos në këmbë,  është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e Policisë po punojnë për kapjen e autorit, M.M., 25 vjeç, që rezulton me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449