Kuvendi ka miratuar sot gjashtë ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi me 86 vota pro dhe 1 abstenim, përveç ligjit të Strukturës Speciale Anti Korrupsion (SPAK), që u votua me 122 vota, përpara se opozita të braktiste seancën.
Pesë ligjiet e tjera, ato të Statustit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Projektligji për Gjykatën Kushtetuese, Projektligji për Organizimin e Gjyqësoit, Projektligji për Organizimin e Prokurorisë dhe Projektligji për Mirëqeverisjen e Organeve të Drejtësisë, u miratuan vetëm me votat e maxhorancës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shpjegoi se pse opozita votoi vetëm ligjin për SPAK dhe më pas braktisi seancën.
“Partia Demokratike votoi në parim dhe nen për nen ligjin për SPAK. E votuam sepse u zgjidhën të gjitha çështjet themelore. Maxhoranca nuk kishte asnjë hap tjetër përveçse të pranonte propozimet. Është ligji më i rëndësishëm i kësaj pakete. Kryeministrit Rama iu hoqën duart nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit”, tha Bylykbashi.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi sot edhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për pajisjen përgjuese, “për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes përgjuese” IMSI Cather”, dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme”.