INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rastësisht një kampione! Historia e sportistes shqiptare që theu rekordin kombëtar [VIDEO]

Rastësisht një kampione! Historia e sportistes shqiptare që theu rekordin kombëtar [VIDEO]

Publikuar më: 11:33 22-11-2018

Një nga sportet më të vjetra në vendin tonë është dhe sporti i qitjes. Një sport që ka nxjerrë shumë qitës të mirë të cilët kanë arritur rezultate të larta në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Kristina Anxhara është një nga qitëset më të mira të momentit në Shqipëri që ka thyer edhe rekordin kombëtar me 574 pikë. Në intervistën për emisionin Adrenalinë në IN TV, Kristina rrëfeu si e kishte nisur sportin e qitjes.

“Fillimet e mia me qitjen lindën rastësisht në fakt, një shok më ka sjellë, e kam provuar dhe më ka pëlqyer shumë, por pastaj zbulova që e kam pasur edhe në familje”- tha Anxhara për IN Tv.

Kristina ka 5 vjet që merret me këtë sport dhe ka marrë pjesë në të gjitha garat duke fituar mbi 10 çmime të para. Ajo tha se nuk është penduar asnjeherë që ka nisur këtë sport dhe se nuk do ta ndërronte me asnjë lloj sporti tjetër.

Intervista e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.001845121383667