Berat Gjimshiti po kalon një periudhë shumë të mirë në klubin e Atalantës.
Atalanta nuk dëshiron të humbasë shërbimet e tij dhe ka vendosur që t’i rinovojë kontratën.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta Dello Sport”, dy palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës e cila përfundon në fund të sezonit.
Gjithçka është konkretizuar sot dhe Gjimshiti do të qëndrojë edhe një vit tjetër.








6 May 2026 





