Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të njohura dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Përveç jetës së tyre familjare, që e kanë ndarë herë pas here me publikun, ata janë të lidhur edhe profesionalisht përmes projekteve televizive që kanë realizuar bashkë.
Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të çiftit në rrjetet sociale dhe në daljet publike, andaj kjo i ka bërë që të reagojnë në komente të shumta.
E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi, duke shtuar zërat që kanë qarkulluar lart e poshtë për ndonjë krisje në marrëdhënien e tyre.
Në eventin e përvjetorit të 10-të të fondacionit "Fundjavë Ndryshe", krahas Lori Hoxhës dhe partnerit të saj, ndodhej dhe Sara Hoxha.
Në sy ra menjëherë mungesa e Ledion Liços, duke na shtyrë të mendojmë se zërat për një krizë në martesën e tyre, mund të jenë të vërteta, aq më tepër për faktin se më parë s'ka qenë e zakontë të mos i shohim pranë njëri-tjetrit në evente e mbledhje të rëndësishme.
Ose ndoshta, mund të jetë thjeshtë një rastësi, neve na pëlqejnë gjërat zyrtare, kështu që mbetet për tu parë në vijim.









4 Dec 2025 





