Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka bërë një gjest mjaft domethënës duke autorizuar zyrtarisht publikimin e materialeve të fundit artistike të tij. Përmes një dokumenti publik, ajo ka dhënë lejen ekskluzive për transmetimin e xhirimeve që artisti kishte realizuar për programet festive të fundvitit, pak kohë para ndarjes së papritur nga jeta.
Në deklaratën e firmosur prej saj drejtuar RTV Dukagjinit dhe producentit Butrint Pasjaqa, Selvije shprehet me fjalë prekëse:
“Jap lejen që të publikohen dhe të shfaqen të gjitha këngët dhe videot… Këto pamje janë fryma e tij e fundit artistike, drita e talent
Ky vendim vjen si një dëshirë e pastër për të mbajtur gjallë kujtimin e shpirtit të tij të mirë dhe për t’u dhuruar fansave performancat e fundit që Shpati kishte përgatitur me dashuri për ta.









4 Dec 2025 





