Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, doli sot në një transmetim live në Instagram, fillimisht për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo konkuron këtë vit në duet me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një projekt që ka marrë vëmendje të madhe dhe pëlqyeshmëri nga publiku.
Megjithatë, gjatë transmetimit, Fifi u shfaq në një gjendje të rënduar emocionale dhe nuk arriti t’i përmbante lotët. Ajo u shpreh se po përballet me presione dhe pengesa të panevojshme në kuadër të festivalit, duke lënë të kuptohet se pas tyre qëndron një “orkestrim” i caktuar.
Situata u tensionua edhe më shumë kur në komentet e live-it u përmend djali i saj, gjë që e preku thellë. E prekur në shpirtin e një nëne, Fifi humbi qetësinë dhe reagoi me zërin që i dridhej:
“Çka ju ka ba djali jem? Kujna po ja prish balancën në festival?”, u shpreh ajo, duke bërë një apel të fortë që fëmija i saj të mos përfshihet në debatet dhe presionet që lidhen me artin e saj.
Momenti shkaktoi reagime të shumta nga fansat, të cilët e mbështetën dhe i kërkuan të fokusohej te muzika dhe performanca e saj. Ndërkohë, Fifi dhe Tiri pritet të ngjiten në skenën e Festivalit të Këngës me një nga duetet më të komentuara të këtij edicioni.








4 Dec 2025 





