INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rasheli tregoi arsyen e largimit nga “Xing me Ermalin’, por moderatori  ironizon “Iku për t’u bërë më e mençur [VIDEO]

Rasheli tregoi arsyen e largimit nga “Xing me Ermalin’, por moderatori ironizon “Iku për t’u bërë më e mençur [VIDEO]

Publikuar më: 10:54 22-10-2017

Lajmet për largimin e Rashelit nga ‘Xing me Ermalin’, u përhapën me shpejtësi, por arsyeja ende nuk ishte bërë e ditur.

Më në fund, vetë Rashel e ftuar në emsionin ‘Pop Culture’, rrëfeu arsyen e largimit nga emisioni dhe televizoni Klan.

“U mblodhën disa argumenta dhe si përfundim gjykova se nuk mund te bëjë kompromis në një vend ku nuk merrej parasysh as forma as permbajtja e një emisioni. Bëra zgjedhjen time, vendosa të mos vazhdoja më aty. Kam patur goxha debate si me skenaristët, regjisorët edhe me vetë Ermalin madje. Nuk ma lejonin atë lirinë të veproja ashtu siç unë doja. Pastaj, nëse ti sjell një sponsor, merr një përqindje. Unë kam çuar disa sponsora në Klan dhe si përfundim nuk mora asgjë’, përfundon ajo.

Por në mbrëmje Ermali gjatë emsionit tha një tjetër asrye pse Rashel u largua.”Rasheli si çdo studente tjeter ka disa prioritete në jetë, ne i mirëpritëm prioritetet dhe e lamë lamë të shkojë për të ardhur sërish më e ditur, me e mençur me e universtiteterur, faleminderit për gjithçka Rashel,”-përfundoi moderatori me ironi.

Rashel Kolaneci tregon arsyet e largimit nga "Xing" | #PopCulture

A post shared by Pop Culture (@pop_culture_tch) on

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436