INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për Shqipërinë, Basha: Rama do thotë janë kadrinjtë e departamentit të shtetit

Raporti për Shqipërinë, Basha: Rama do thotë janë kadrinjtë e departamentit të shtetit

Publikuar më: 12:44 29-03-2019

Duke iu referuar raportit të fundit të DASH, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se Shqipëria është kthyer nga një bazë sigurie që ka qenë, në një bazë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Shqipëria është kthyer në një vend që nuk ka siguri, lulëzon krimi, droga, korruposioni dhe është kthyer nga një vend bazë sigurie, në një bazë të krimit të organizuar”, tha Basha në një takim me gazetarë.

Duke qëndruar sërish tek të dhënat e frikshme të raportit të DASH, Basha tha se me siguri Rama do të thotë se, raporti është hartuar nga kadrinjtë e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Me siguri që do thotë janë kadrinjtë e Departamentit të Shtetit. Por përtej gjendjes së rënduar problemi që ngrihet është sa hulumtime ka bërë media për çështjet që ka ngritur DASH. Në 6 vjet vetëm 2-3 investigime janë bërë për drogën, të krimit pothuajse fare, të korrupsionit shumë pak”, tha ai.
Ndërkohë, DASH në raportin e fundit shkruante se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në të gjitha nivelet. E ky fakt e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve dhe fshehjen e krimeve financiare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277