INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kreu i Infermierëve: Jemi të pakënaqur, nëse reagojmë na kërcënojnë me heqje nga puna [VIDEO]

KafeIN/Kreu i Infermierëve: Jemi të pakënaqur, nëse reagojmë na kërcënojnë me heqje nga puna [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 29-03-2019

Kreu i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë Sabri Skënderi në një intervistë me moderatorin e emisionit “KafeIN” Flavio Qarri tha se kjo kategori është e pakënaqur nga mënyra e trajtimit dhe vëmendjes së shtetit ndaj tyre.
Sipas Skënderit, infermierët ndjehen të kërcënuar nëse reagojnë për kushtet e punës apo pagën.
“Reagimi i sindikatës së infermierëve coi në largimin e kryetarit të sindikatës, kush mund të protestojë në këto kushte” u shpreh kreu i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë Sabri Skënderi.
Skënderi tha se jo vetëm paga e ulët por dhe kushtet në të cilat punojnë, detyrojnë qindra të rinj të porsadiplomuar dhe ata që kanë disa vite pune, të largohen nga Shqipëria.
“Në Kosovë, qeveria ka ndërmarrë disa masa për frenimin e emigrimit të bluzave të bardha, ku rritja e pagës është një prej tyre.
“Sot që flasim është 150 euro më shumë paga e një infermieri në Kosovë, më e larta në rajon, ndërkohë për infermierët tanë pritet një rritje e papërfillshme rreth 10 mijë lekë të vjetra tani në prill”, tha kreu i Urdhrit të Infermierëve Sabri Skënderi.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164