INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindroma e femrës fatale, përse shefet cilësohen 'mashtruese'

Sindroma e femrës fatale, përse shefet cilësohen 'mashtruese'

Publikuar më: 11:40 29-03-2019

Gratë e bukura tërheqëse për më tepër edhe në rolin e shefes konsiderohen më pak të besueshme si nga burrat por edhe nga gratë.

Në këtë përfundim ka arritur një studimi fundit amerikan.

Në analizën e kryer, qindra prej të pyeturve u shprehën se ata mendojnë se gratë e bukura shefe nuk janë shumë të ndershme.

Pamja e jashtme tërheqëse zakonisht konsiderohet një avantazh për të gjetur një vend pune apo edhe të kesh sukses gjatë një interviste.

Por kur vjen puna tek ndarjet e punës dhe hirearkia, duket se gratë e bukura në rolin e boses konsiderohen pak të besueshme.

Kërkimi shpjegon se gra të tilla që kanë arritur majën e suksesit shihen se kanë përdorur metoda jo të drejta për të fituar pozicionin më të lartë.

Studiuesit amerikanë e quajtën këtë mosbesim ndaj shefeve të bukura sindroma e femrës fatale.

Ata sugjerojnë se një grua e bukur edhe kur është në drejtim do të duhet të punojë shumë për të bindur të tjerët se ajo e meriton atë vend pune dhe jo të japë idenë se ka përdorur manipulimin dhe metodat e tërheqjes.

Dhe ky përfundim, i paragjykimit ndaj vajzave të bukura shefe nuk është aspak i ri. Por më parë kjo teori është shpjeguar mbi idenë se gratë 'nuk janë të përshtatshme' në një rol tradicional si shef që i përket një mashkulli.

Ndërsa studimi i fundit e forcoi shpjegimin me një sërë eksperimentesh duke sugjeruar se ky mosbesim motivohet nga pasiguria dhe xhelozia.

Article Logic
Execution time: 0.0032188892364502