INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramush Haradinaj vijon betejën kundër Serbisë dhe jashtë politikës

Ramush Haradinaj vijon betejën kundër Serbisë dhe jashtë politikës

Publikuar më: 13:47 24-08-2019

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse jashtë politikës vazhdon betejën kundër Serbisë. Ai ka bërë një zotim të fortë kundër politikanëve që i konsideron si “mbetje të Milosheviçit”. Haradinaj shkruan se ai nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojë që Serbia të ketë më punë në Kosovë.

Mesazhi i plotë:
“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë.

Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627