INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plani për katastrofë humanitare, serbët mbyllin dyqanet në Mitrovicë, reagon Prishtina

Plani për katastrofë humanitare, serbët mbyllin dyqanet në Mitrovicë, reagon Prishtina

Publikuar më: 10:28 02-07-2019

Sikundër ishte paralajmëruar bizneset serbe kanë vendosur të vënë drynin për të gjitha dyqanet në kuadër të planit të Beogradit për “katastrofë humanitare” në katër komunat veriore të Kosovës.

Mbi 150 dyqane tregtare në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe lokale të të gjitha llojeve do të mbahen të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme.

Mirëpo Qeveria e Kosovës shkruajnë mediat vendase që nga dita e djeshme ka vendosur pika shitëse në veri për t’i furnizuar me mallra qytetarët e asaj pjese.

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, simulimi i katastrofës humanitare në veri është përpjekje e Serbisë për destabilizim, por Qeveria do të mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Mbyllja e dyqaneve është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe nëntorin e vitit te kaluar.

Autoritetet në Beograd dhe përfaqësues lokalë të serbëve në veri pretendojnë se tarifat dhe kontrollet e policisë së Kosovës, që ka mbyllur ndërkohë edhe rrugët alternative, kanë bërë që të mungojnë në treg mallra bazike si mielli apo prodhimet e qumështit.

Article Logic
Execution time: 0.0039641857147217