INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Duhanpirja ‘vret’ edhe shikimin tuaj

Kujdes! Duhanpirja ‘vret’ edhe shikimin tuaj

Publikuar më: 10:53 02-07-2019

Duhanpirja është konsideruar një nga faktorët kryesorë që shkakton sëmundje të rënda në trupin e njeriut duke ndikuar më së shumti në mushkëri.

Por tymosja mund të ndikojë edhe në shikimin e personave që e konsumojnë duhanin.

Një anketë e realizuar në Britani tregoi se një në pesë njerëz pranon se duhanpirja mund të conte edhe në verbim.Sipas ekspertëve britanikë ata që pijnë duhanë janë dy herë më shumë të riskuar të kenë probleme me shikimin sesa ata që nuk e konsumojnë.

Kjo shpjegohet me faktin se duhani mund të përkeqësojë aktivitetin normal të syrit.

Tymi i cigares përmban elementë toksikë që irritojnë dhe dëmtojnë sytë. Për shembull, metalet e rënda, të tilla si plumbi dhe bakri, mund të mblidhen në lente - dhe të çojnë në katarakte që shkakton shikim të dobët.

Duhanpirja mund të rëndojë problemet e shikimit tek të gjithë ata persona që vuajnë edhe nga diabeti, duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit (retina).

Duhanpirësit kanë rreth tri herë më shumë gjasa të preken nga degjenerimi makular të lidhur me moshën - një gjendje që ndikon në shikimin qendrore të një personi, që do të thotë se ata humbasin aftësinë për të parë detaje.

Dhe ata janë 16 herë më shumë të riskuar për të patur humbje të papritur të shikimit të shkaktuar nga neuropatia optike, ku bllokohet furnizimi me gjak i syrit.

Për këtë arsye të gjithë ata që pijnë duhan duhet të ndërgjegjesohen se nëse vijojnë me këtë ves ndoshta do të humbin edhe shikimin.

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232