INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike e bëri të vetën, muajt e fundit shqiptarët kanë shpenzuar më pak

Kriza politike e bëri të vetën, muajt e fundit shqiptarët kanë shpenzuar më pak

Publikuar më: 10:59 02-07-2019

Kriza politike ka rënuar shqiptarët. Pjesa më e madhe e tyre në 6 muajt e parë të vitit kanë shpenzuar më pak. Ata kanë përmbushur kryesisht nevojat bazike siç janë ushqimet dhe nuk kanë kryer dot blerje të tjera. Konsumi final i familjeve llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale të familjeve rezidente në Shqipëri. INSTAT raportoi se, konsumi final i popullatës pësoi rënie me 0,76 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018.

Edhe në një analizë të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se ngadalësimi i normave të rritjes së konsumit në total lidhet me “konsumin e popullatës”.
Banka vlerëson se nga të dhënat indirekte, ngadalësimi i rritjes së shpenzimeve konsumatore në tremujorin e katërt të vitit u regjistrua në kategorinë e konsumit të mallrave të qëndrueshme dhe pritej situatë e ngjashme edhe në tremujorin e parë 2019. E në fakt parashikimet dolën dhe shkuan e më keq. Konsumi final i popullatës jo vetëm, që nuk mbajti ritmet e rritjes së vitit të kaluar, por është ulur më tej.
Kriza politike dobësoi dhe konsumin e mallrave me vlerë pasi agjentët e ekonomisë dhe familjet u prirën të mos bëjnë shpenzime strategjike në këtë situatë kaotike. Konsumi, i cili është baza e rritjes në ekonominë tonë, e dëmtoi qarkullimin parave në ekonomi e për pasojë ndikoi negativisht rritjen ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0031459331512451