INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turizmi në 4 muajt e parë të vitit! Çfarë po ndodh me vëllezërit kosovarë që po na braktisin?

Turizmi në 4 muajt e parë të vitit! Çfarë po ndodh me vëllezërit kosovarë që po na braktisin?

Publikuar më: 12:21 23-05-2019

Shqipëria në 4 muajt e parë të vitit është vizituar nga shumë turistë, aq sa kemi një rritje me 7% të hyrjeve. Nga të dhënat e fundit të INSTAT bie në sy që vëllezërit kosovarë po na braktisin. Ata nuk na preferojnë si më parë, pasi numri i tyre është ulur me 27 mijë.
Në të njëjtë periudhë të një viti më parë në Shqipëri hynë 337.721 persona nga Kosova, ndërsa këtë vit 316.221. Rënia është e lartë për sa kohë që tursitët kosovarë përbëjnë numrin më të lartë të vizitorëve. Me sa duket ofertat me çmime më të leverdisshme të shteteve të tjera i largojnë ata nga turizmi tradicional i Shqipërisë.
Gjithësesi nga janari në prill janë shtuar me 8.9% turistët nga Italia. Po kështu dhe ata nga Maqedonia e Veriut u rritën me 7%. Ndërsa numri i polakëve që vizituan Shqipërinë u rrit me 12%. Rritje patën e vizitorët nga Zvicra, Gjermania dhe Spanja respektivisht me 29%, 21% dhe 27 %.
Nga ana tjetër dhe shqiptarët kanë lëvizur shumë këto 4 muaj. Numri është 1.719.591, duke u rritur 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Article Logic
Execution time: 0.00384521484375