INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet mosmarrëveshja tregtare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Zgjidhet mosmarrëveshja tregtare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Publikuar më: 15:56 20-08-2019

Përplasjet tregëtare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duket sikur janë shuar. Për gjetjen e zgjidhjes është u takuan sot në Prishtinë, Ministri i Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala dhe ai Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Ministri Bekteshi sqaroi për mediat se masat janë ndërmarrë vetëm në funksion të sigurimit të cilësisë dhe zbatimit të kushteve të vendosura nga BE.

“Masa nuk është e ndërmarrë vetëm ndaj Republikës së Kosovës por është një masë ndaj të gjitha shteteve që nuk e implementojnë monitorimin aktiv ose pasiv sa i përket produkteve të peshkut, vezëve të peshkut. Nga viti i kaluar si Qeveri kemi njoftuar institucionet e vendeve fqinje për të filluar implementimin e këtij programi me të vetmin qëllim që duke impelementuar atë ne mund të aplikojmë dhe të eksportojmë produktet tona në BE”, sqaroi ai.

Ndërsa ministri kosovar premtoi se brenda te premtes tarifat do të hiqen.
“Jemi dakorduar që deri në fund të javës agjencioni ynë t’i përfundojë detyrat e veta dhe pas kësaj agjencioni i Maqedonisë së Veriut ta heqë atë barrierë ndaj Republikës së Kosovës. Parimisht u dakorduam për këta hapa. Në rastin kur të përfundohet kjo do të eliminohet masa nga ne si Ministri e Tregtisë po edhe barriera që po iu shfaqet biznese tona në Republika e Maqedonisë së Veriut”, bëri me dije Shala.

Përplasja tregtare mes Shkupit dhe Prishtinës nisi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut me arsyetimin se agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane.
Si kundërpërgjigje Kosova bllokoi importin e patates dhe mjaltit.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398