INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet cili do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë [FOTO]

Zbulohet cili do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë [FOTO]

Publikuar më: 16:20 20-08-2019

Është zbuluar ambasadori që do të hyjë në selinë diplomatike të Gjermanisë në Tiranë. Ai quhet Peter Zingraf dhe sot i ka paraqitur Presidentit Ilir Meta Letrat Kredenciale. Kjo është njoftuar nga Presidenca. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Peter Zingraf. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës, duke shtuar më pas mesazhin që ka dhënë kreu i shtetit. “Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, mësohet të jetë shprehur Presidenti Meta.

Ndërsa Ambasadori Zingraf është shprehur se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. 

Në muajin korrik ambasadores Susanne Schutz i përfundoi mandati i diplomates në Tiranë. Pas një takimi lamtumire me Presidentin Ilir Meta më 23 korrik, ajo u largua nga Shqipëria dhe zëvendësimi i saj është bërë shumë shpejtë.

AMBASADORI_GJEMRAN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324