INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama vendos për postin e Ilir Kernit

Rama vendos për postin e Ilir Kernit

Publikuar më: 13:30 03-08-2016

Ka reaguar Këshilli i Ministrave lidhur me dorëheqjen që ka kërkuar Ilir Kerni, tashmë, ish drejtor i TKOB. Burime pranë Kryeministrisë thanë sot se Rama ka firmosur vendimin e shkarkimit të Kernit gjatë mbledhjes së të mërkurës.

Ministria e Kulturës e konsideroi dorëheqjen si akt individual e vullnetar që nuk komentohet, ndërsa vetë Kerni, në një mesazh publik, shpjegoi arsyet pse u detyrua të jepte dorëheqjen. Ai shkroi në rrjetet sociale:

“Gjërat e bujshme kurrë s’i kam dashur, lutem pak vëmendje për të njohur faktet!”
Në faktet ai ka përmendur punën e këtyre 28 muajve që ka transformuar gjithçka dhe se nga biletat i kanë kthyer buxhetit të shtetit 200 milion lekë.
Pjesë e statusit të tij kanë qenë edhe falënderimet për artistët e TKOB.

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936