INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja emrat që mund të zëvëndësojnë Ilir Kërnin në drejtimin e TKOB

Ja emrat që mund të zëvëndësojnë Ilir Kërnin në drejtimin e TKOB

Publikuar më: 12:12 26-08-2016

Dorëheqja e Ilir Kërnit nga drejtimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i hapi rrugë garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Edhe pse dorëheqja e Kërnit u kundërshtuar nga radhët e artistëve dhe intelektualëve, Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro nisi proçedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Nga 6 kandidatë, tashmë Mirela Kumbaro i propozon dy emra Kryeministrit Rama për të zgjedhur drejtuesin e ri të TKOB.
Njoftimi i Ministrisë së Kulturës:
“Komisioni i ngritur me urdhër të Ministres së Kulturës numër 265/1 datë 23.08.2016 zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe përzgjedhjes së kandidaturës për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Pas studimit të dosjeve të aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën  24.08.2016, Komisioni i propozon Ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :
1. Kandidaturë e parë znj. Zana Çela
2. Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave”.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496