INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalet Erdogan: Bastisje në zyrat e Këshillit Shkencor, shumë të ndaluar

Nuk ndalet Erdogan: Bastisje në zyrat e Këshillit Shkencor, shumë të ndaluar

Publikuar më: 13:39 03-08-2016

Policia turke ka bastisur sot Këshillin Shkencor duke arrestuar persona.

Aksionet vazhdojnë që pas të ashtuquajturit grusht shteti që ndodhi mbrëmjen e 15 korrikut.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se arrestimet e së mërkurës ishin pjesë e hetimeve ndaj ithtarëve të klerikut mysliman Fetullah Gulen, të cilin qeveria e akuzon se qëndron pas grushtit të shtetit. Gulen i mohon akuzat dhe e ka dënuar grushtin e shtetit.

Shumë njerëz janë arrestuar gjatë bastisjes së Këshillit Teknologjik për Kërkimet Shkencore të Turqisë, (TUBITAK) pa specifikuar numrin e tyre.

Duke folur përpara drejtorisë së çështjeve fetare, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se pastrimet do të vazhdojnë.

“Kushdo që akoma simpatizon Gulen është përgjegjës për fatin e tyre tani,” tha ai. Bastisja TUBITAK vjen një ditë pasi policia bastisi qendra kryesore ushtarake mjekësore në Ankara, duke arrestuar mjekët dhe personelin tjetër mjekësor.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445