INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama s’po gjen rehat nga komentuesit e pyesin për shpenzimet e ministres, Gjonaj

Rama s’po gjen rehat nga komentuesit e pyesin për shpenzimet e ministres, Gjonaj

Publikuar më: 14:51 24-08-2019

Disa fatura shpenzimesh që pretendohet nga mediat se janë të ministres Etilda Gjonaj kanë shqetësuar dhe komentuesit e kryeministrit. Sipas faturave Gjonaj përgjatë vitit 2018 është akomoduar në hotele të shtrenjta nga Londra, Parisi, Berlini e Roma dhe minimumi i shpenzimit ka qenë 700 euro nata.

Është një komentues në Facebook, ai i cili ka detyruar kryeministrin të jape komentin e tij. Po Rama i thotë komentuesi e ka gabim punën e hoteleve të shtrenjta.
I acaruar me komentuesin, Rama e ka cilësuar këtë lajm si 'gjellë e prishur' e dalë nga kazani, term me të cilin kreu i qeverisë iu referohet mediave.

Replikat e plota:
Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse nje natë e saj nē hotel popullit i kushtoka 1 km asfalt. Bëhu burrë njëherë e mire çoje ne shtëpi.
Rama: Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish të zakonshëm në ditë, perveç punëve të tjera, po që ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe çka ke ngrënë në atë kazan ku e ke gjetur, është gjellë e prishur.

ramaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030310153961182