INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nuk gjen ''rehat''/ Simpatizantët e PD i bllokojnë rrugën në Gjirokastër

Rama nuk gjen ''rehat''/ Simpatizantët e PD i bllokojnë rrugën në Gjirokastër

Publikuar më: 12:25 22-02-2019

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta dhe në qarkun e Gjirokastrës. Disa simpatizantë me në krye deputetin e PD-së, Tritan Shehu kanë dalë në rrugë me qëllim pengimin e shefit të qeverisë.

Simpatizantët e Partisë Demokratike janë rreshtuar në rrugën që pritet të kalojë kryeministri me parulla dhe thirrjet “Rama ik”.

Kjo vizitë e Ramës në Gjirokastër vjen në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”, e cila vijon nga veri në jug të vendit. Ndërkohë policia ndodhet në rrugë për të mundësuar kalimin e Ramës me qëllim shmangien e përplasjes me simpatizantët.

Article Logic
Execution time: 0.0015678405761719