INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Poliçan: Qyteti do ketë ujë të pijshëm 24 orë [VIDEO]

Rama në Poliçan: Qyteti do ketë ujë të pijshëm 24 orë [VIDEO]

Publikuar më: 19:13 17-03-2019

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë gjendej në kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit në Poliçan, i cili do të furnizojë më ujë jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj dhe zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Hantin Bonati, kryeministri është shprehur se Poliçani do të ketë ujë 24 orë pas 3 dekadash vështirësi, si edhe një shkollë e rindërtuar me themel për fëmijët e mësuesit e qytetit.

Kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj u shpreh se ujësjellësi ka qenë një prej kërkesave kryesore të banorëve.

“Që nga viti 1966 kur është ndërtuar qyteti, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka pasur investim. Me një investim prej 80 milionë lekësh të reja ne do të bëjmë të mundur furnizimin e 10 mijë banorëve, duke e zgjidhur përfundimisht këtë problem, duke e furnizuar me ujë 24 orë, duke e përmirësuar cilësinë e shërbimit, por duke nxjerrë edhe ujësjellësat nga humbja,”shtoi Zotkaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926