INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat, Vuçiç: Kur Haradinaj tha se do më rrëzonte, mendova se bënte numra

Protestat, Vuçiç: Kur Haradinaj tha se do më rrëzonte, mendova se bënte numra

Publikuar më: 19:33 17-03-2019

“Kur Haradinaj tha se do të më rrëzonte nga Qeveria, mendova se po bënte numra. Tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu, mes nesh. Boshko Obradoviç është fashist i vogël, i cili mendon se me dhunë ndaj njerëzve mundet të arrijë diçka,” kështu u shpreh presidenti Vuçiç pak orë pas sulmit në televizionin Shtetëror serb ku dhjetëra protestues hynë në ambientet e brendshme të ndërtesës.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij se qëndrojnë pas protestave të dhunshme.

Vuçiç tha nga pallati presidencial se të gjithë ata që shkelin ligjin, do të përgjigjen përpara drejtësisë.

“Unë i bëj thirrje qytetarëve që mos të bëhen pjesë e dhunës, sepse të gjithë do të përgjigjen para ligjit. Të gjithë ata që morën pjesë në dhunën e natës së kaluar, do të mbajnë përgjegjësi. Serbia nuk e toleron një gjë të tillë. Të gjithë ata që mendojnë se me anë të dhunës, mund të arrijnë rezultate në politikë, gabohen. ”

E ndërsa presidenti serb mbante fjalimin e paralajmëruar, dhjetëra protestues ishin mbledhur para pallatit presidencial. Ata kërkuan dorëheqjen e Vuçiç dhe hodhën parulla kundër tij.

Media shtetërore serbe nuk i transmeton protestat anti-qeveritare që mbahen në Beograd e një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësinë e opozites dhe mbështetësve te saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992