INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi ta vriste me armë 29 vjeçarin mbrëmjen e 14 marsit, identifikohet autori i ngjarjes dhe zbulohen detaje të reja

Tentoi ta vriste me armë 29 vjeçarin mbrëmjen e 14 marsit, identifikohet autori i ngjarjes dhe zbulohen detaje të reja

Publikuar më: 22:39 17-03-2019

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së 14 marsit ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur një 29-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Personi i cili ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit me iniciale Enea Keqa duke e plagosur në këmbë është një 30-vjeçar me inicialet A.B., pas identifikimit të të cilit policia njofton se e ka shpallur në kërkim për të bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Për ngjarjen gjithashtu u procedua në gjEndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremërpara oficerit të policisë Gjyqësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi E. T., 29 vjeç.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Procedohet penalisht dhe një 26-vjeçar për “Deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219