INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punime në nënstacionet elektrike, disa zona në kryeqytet pa drita [Oraret]

Punime në nënstacionet elektrike, disa zona në kryeqytet pa drita [Oraret]

Publikuar më: 18:51 17-03-2019

Për shkak të punimeve që do të kryhen në nënstacionet elektrike disa zona në kryeqytet do të mbesin pa energji elektrike në intervale kohore të cilat janë njoftuar ditën e sotme nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Zonat që do të kenë ndërprerje do të jenë Dinamo dhe Kinostudio.

OSHEE lajmëron ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet në tre ditët në vijim nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Njoftimi i OSHEE:

Remont në nënstacionin Kinostudio/Tiranë
Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kinostudio, në datat 19-20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:

19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë
20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht)R

Remont në nënstacionin Dinamo/Tiranë
Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”

Për shkak të punimeve në kabina, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia elekrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377