INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ju plotëson studentëve një ''ëndërr me sy hapur''

Qeveria ju plotëson studentëve një ''ëndërr me sy hapur''

Publikuar më: 10:39 15-03-2019

Universiteti Bujqësor për herë të parë do të ketë fermën e vetë që do të shërbejë për praktikën mësimore. Me vendim të qeverisë është alokuar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë. Në një takim me studentë dhe profesorë Kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i fermës do të realizohet në bazë të partneritetit qeveri-universitete, në kuadër të angazhimeve për Paktin për Universitetin. Përmes kësaj ferme, do të sigurohen gjithashtu dhe të ardhura për vetë universitetin.

"Mund të ndërtohet dhe besoj që do ta ndërtojmë edhe një model të agroturizmit, që mund të ofrojë gjithë kapacitetet akomoduese dhe mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë sesa pak orë në atë territor. Një makineri fitimprurëse për universitetit. Para që investohen në fermën didaktike, për procesin mësimor, për laboratorët e kështy me radhë. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe biblioketës iu vu zjarri. Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të Universitetit,” sqaroi Rama.

Kryeministri sugjeroi që ky territor të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shndërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët nga jashtë. E sipas tij kjo nuk është një ëndërr sy mbyllur. Është një ëndërr me sy hapur. Ky territor do të shërbejë dhe si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë dhe do të ketë dhe një kopsht zoologjik me kafshët e buta.

Article Logic
Execution time: 0.0031471252441406