INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
11 vite nga tragjedia e Gërdecit/Në ç’gjendje janë sot të dëmtuarit?

11 vite nga tragjedia e Gërdecit/Në ç’gjendje janë sot të dëmtuarit?

Publikuar më: 11:46 15-03-2019

Përkujtohet sot 11 vjetori i tragjedisë së Gërdëcit, ku nga shpërthimi humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Shpërthimi që tronditi fshatin në periferi të Tiranës ndodhi mesditën e 15 mars të vitit 2008 në një depo të demontimit të armëve.
Pas 11 vitesh ka ende jetë të shkatërruara dhe familje që jetojnë dramën e shpërthimit në 2008.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
Kjo tragjedi u klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877