INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sherr i fortë mes Ramës dhe Flamur Nokës [VIDEO]

Publikuar më: 15:13 15-09-2016

Me tu ngritur për të folur në kuvend Kryeministri Edi Rama u pengua nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili u revoltua dhe u ngrit drejt tij, pasi Rama përmendi filmin Hollivudian për Gërdecin. “Aq i famshëm je bërë sa ke frymëzuar edhe Hollivudin!” – kështu iu drejtua Rama Berishë.
Në këto kushte gardistët ndërhynë menjëherë dhe bllokuan foltoren. Debati mes Ramës dhe Nokës u bë në distancë dhe më pas u ngritën në këmbë dhe opozitarë të tjerë.

Ja pjesë nga debati:
Rama: Sali të përgëzoj që u bërë frymëzim edhe për hollivudin dhe sugjeroj që zyrën e avokatisë që ke ta vësh në veprim për të drejtat sepse filmi 'qen lufte' pa ty nuk do ishte krijuar.
Ngrihet Flamur Noka drejt foltores...
Rama: Ti Sali je një War dog i vërtetë.
Flamur Noka: Harroje se mund të flasësh kështu në Kuvend, nxirreni jashtë halabakun!
Edi Rama: Mos e prish, o Flamur, kuptoje sa e rëndësishme është kjo që po them: një figurë politike që bëhet frymëzim për Hollivudin.
Noka: Harroje se të lë të flasësh më, harroje seancën. Nuk vazhdon më ti.
Rama: Falë Saliut, ky është bërë zëdhënësi më i mirë. Ai është krenar që ka shkuar në Hollivud, ja e dëgjon vetë. Dëgjoje Robert De Niron. Nuk kupton ti nga këto.
Meta: Ruani qetësinë, të lutem Flamur.
Rama-Berishës: Sali mos më shkel syrin mua. Ulu!
Rama: Hollivudin nuk mund ta censurosh.
Në këto kushte ndërhyn kreu i kuvendit Meta duke kërkuar 5 minuta pushim.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111