INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filmi amerikan për Gërdecin. Përmendet drejtori i MEICO, Pinari që i hedh në gjyq…

Filmi amerikan për Gërdecin. Përmendet drejtori i MEICO, Pinari që i hedh në gjyq…

Publikuar më: 11:24 02-09-2016

“War Dogs”, një histori hollivudiane me Efraim Diverolin është shfaqur tashmë në kinematë tona. Filmi me regji të Todd Philips mbështetur mbi librin e Guy Lawson “Armët dhe Çunat” , ishte trumbetuar si “Filmi për Gërdecin” por në fakt hollivudi e kishte lënë tërësisht jashtë skenarit tmerrin e 15 marsit në vitin 2008 kur humbën jetën 26 persona e u plagosën 300 të tjerë si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve.
I vetmi i përmendur me emër dhe mbiemër në film është Ylli Pinari, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore "MEICO".
Dhe mesa duket Pinari nuk do të rrijë duarkryq. Në një prononcim ekskluziv për Newsbomb.al, ish drejtori ka thënë se me çështjen do të merret avokati i tij në Amerikë.
Pyetur nëse e kishte parë filmin dhe cili ishte qendrimi i tij lidhur me faktin që është i vetmi i përmendur me emër e mbiemër në film, Pinari tha: “Unë nuk e kam parë këtë film por avokati im që është në Amerikë po merret  me këtë gjë”. Ish drejtori nuk pranoi të shtonte asgjë tjetër duke ia lënë kështu në dorë avokatit të tij përfaqësues çështjen.
Po kush është personazhi që luan Ylli Pinarin në “War Dogs” dhe si paraqitet ai në film? Rolin  e Pinarit e luan aktori Andrei Finti që shfaqet në film i veshur me një pallto të zezë dhe kapele shoqëruar nga një gjeneral shqiptar.
Ylli Pinari pret në mënyrë qesharake “zyrtarët e lartë” amerikanë David Packouz dhe Efraim Diverol me një pankartë ku shkruhet : “Welcome AEY”. Pinari i shoqëron dy trafikuesit e armëve në vendin ku ruheshin municionet duke i thënë se “Shqipëria është vendi më i armatosur në botë”.
Pinari në film flet anglisht dhe i sigurtë për gjërat që thotë duke i ofruar kështu siguri edhe dy trafikantëve. Filmi është mbyllur si një lojë ironie me Pentagonin por duket se vetë Ylli Pinari nuk e ka mbyllur këtu. Sesi do të shkojë çështja përmes avokatit të tij, na mbetet të presim për ta parë. /NEWSBOMB.AL

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424