INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën Haxhinasto nga Ministria e Transporteve. Kush do jetë pasardhësi?

Ikën Haxhinasto nga Ministria e Transporteve. Kush do jetë pasardhësi?

Publikuar më: 11:39 02-09-2016

Dy ditë pas drekës mes Kryeministri Edi Rama dhe aleatit kryesor në qeveri, kreu të Parlamentit Ilir Meta ka ardhur ndryshimi i parë në qeveri. Në media raportohet se një tjetër ministër i LSI largohet nga detyra e tij. Edmond Haxhinasto nuk do të jetë më Ministër i Transporteve në qeverinë Rama. Mësohet se Haxhinasto i ka dorëzuar dorëheqjen këtë të premte Kryeministrit Rama, ndërsa është publikuar dhe emri që do ta pasojë. Burime nga LSI bëjnë të ditur se Sokol Dervishi do të zëvendësojë Haxhinaston.
Ndërkohë në meditë mësohet se Haxhinasto është takuar dhe me kreun e LSI, në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit.
Haxhinasto është ministri i dytë nga radhët e LSI që jep dorëheqjen nga posti ministror, pas largimit të  Nasip Naço, i cili u zëvëndësua nga Ylli Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249