INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i shtrin dorën LSI-së: Dora jonë do jetë e shtrirë, nëse duan të na ribashkohen...

Rama i shtrin dorën LSI-së: Dora jonë do jetë e shtrirë, nëse duan të na ribashkohen...

Publikuar më: 21:03 20-07-2017

Vazhdojnë dëgjesat publike për kryeministrin Rama, i cili sot ishte i angazhuar me qytetarët e Lezhës.

Këtë herë, përveçse mbi problemet e qytetarëve, ai është ndalur edhe tek aleatët e tij të djeshëm dhe kundërshtarët e sotëm. Duke zbutur tonet dhe duke u distancuar nga sulmet e vazhdueshme që bëri ndaj LSI gjatë fushatës, Rama theksoi se “dora jonë do të jetë e shtrirë”. Ai tha se “opozita ka punën e vet” dhe “nuk ka asnjë minutë kohë për t’u marrë me sherre”. Rama tha:

“Partnerët tanë të derisotëm kanë ndjekur një qasje tjetër, është puna e tyre. Ne nuk kemi betejë më ta, por me grabitqarët dhe ziliqarët, që marrin nga njerëzit pikën e fundit të gjakut. Me ata e kemi ne luftën. Ata do jenë armiku jonë. Kush nuk e meriton rrogën që merr, dhe rri atje me lekët e taksave, me ata e kemi luftën. Opozita politike ka punën e vet dhe ne tonën. Ata kanë marrë detyrën të rrinë atje të bëjnë opozitë, ne për ata që na kanë votuar. Ne s’kemi asnjë minutë kohë për t’u marrë me sherre. Për opozitën dora është e shtirë, si kurrë më parë për opozitën politike për çdo gjë që u shërben njerëzve Duan të na bashkohen, nderi i tyre, s’duan, e drejta e tyre. Dora jonë o jetë e shtrirë. Parlamenti do kthehet në binar”.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557