INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi, sinjale paqeje për PS: Si dy skuadra futbolli, nesër mund të jenë në të njëjtin ekip!

Monika Kryemadhi, sinjale paqeje për PS: Si dy skuadra futbolli, nesër mund të jenë në të njëjtin ekip!

Publikuar më: 21:11 20-07-2017

Njësoj si Rama, edhe kreu i LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë mesazhe paqe për ata që ishin aleatët e djeshëm.

FRESSH dhe LRI janë angazhuar në kampe verore në Jalë në afërsi të njëri tjetrit dhe marrin pjesë në festivalin e përvitshëm që bashkon të rinjtë socialistë nga e gjithë bota. Kryemadhi ka shfrytëzuar këtë rast duke deklaruar për Top Channel se dy grupet nuk janë rivale, por miq pavarësisht pozicioneve politike që mbajnë. Madje ajo shtoi se “sot janë si dy skuadra futbolli, nesër apo pasnesër mund të jenë në të njëjtën skuadër sepse e tillë është jeta”. Pra, pas luftës së fortë që zhvilluan gjatë fushatës politike dhe zotimit për qëndrime të kundërta, njëra në qeveri dhe tjetra në opozitë, dy forcat politike po dërgojnë sërish mesazhe paqeje mes tyre. 

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824