INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i hakërrehet Metës: TURP! Më shan si një ekstremist grek! [FOTO]

Rama i hakërrehet Metës: TURP! Më shan si një ekstremist grek! [FOTO]

Publikuar më: 13:25 17-06-2017

Sa vjen e nxehet më tepër situata ndërmjet dy ish-bashkëkryetarëve të kalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ndërkohë që lufta elektorale ka nisur me kohë, përgjatë ditëve të fundit është tensionuar në tone tejet të ashpra debati mes dy liderëve politikë. Pasi Meta dënoi thirrjen e Ramës për përfshirjen e policisë në zgjedhje, as kryeministri nuk i kursen sulmet që tashmë janë zhveshur nga të gjitha dorashkat. Në profilin e tij në Twitter ka reaguar ndaj intervistës që Meta dha për televizionin grek Star TV një natë më parë.

edramatweet.png

Presidenti i zgjedhur kishte thënë për Star TV:

“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932