INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e shtetit shpreh keqardhjen për deklaratat e Metës! LSI: Duhej të ishit distancuar!

Policia e shtetit shpreh keqardhjen për deklaratat e Metës! LSI: Duhej të ishit distancuar!

Publikuar më: 14:59 17-06-2017

Sulmit të Metës ndaj policisë dhe deklaratave për armatosje iu përgjigj Policia e Shtetit, e cila shprehu keqardhje që një lider politik të sulmojë policinë.

Por kjo nuk i ka vënë kapakun kësaj historie, pasi nuk ka munguar as  kundërpërgjigjia e LSI nëpërmjet Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho. Ajo ka theksuar se target I sulmit nga Presidenti i zgjedhur ka qenë policia e drogës dhe e krimit, dhe jo Policia e Shtetit”. Ja deklarata e saj për mediat:

"Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit. Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira kur është sulmuar nga banditët e kriminelët. Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për rilindjen. Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushëriri i kandidatit të dytë në listën e rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar rilindjen dhe personat në kërkim të rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen. Policia e Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve. Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron. 25 Qershor, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron."

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604