INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Shtetit merr certifikatë nderi nga SELEC, ja arsyeja [FOTO]

Policia e Shtetit merr certifikatë nderi nga SELEC, ja arsyeja [FOTO]

Publikuar më: 13:19 15-10-2016

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar me drejtorin e përgjithshëm të SELEC, Toni Jakomovski, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet agjensive ligjzbatuese të vendit tonë dhe Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore SELEC, në luftë kundër  Krimt të Organizuar dhe Terrorizmit.

Toni Jakomovski i ka dorëzuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Z. Haki ÇAKO, certifikatën e nderit me motivacion "Në mirënjohje për arritjen e rëndësishme në luftën ndërkombëtare kundër Krimit të Organizuar", për pjesëmarrjen dinjitoze  në operacionin "Balkan", i cili është vlerësuar si më i suksesshmi në Europën Juglindore për vitin 2016, në  mes shumë operacionesh të tjera.

"Akordimi i kësaj certifikate tregon më së miri besimin që kanë partnerët tek Policia e Shtetit. Bashkëpunimi me SELEC dhe me të gjithë partnerët tanë, është me shumë rëndësi, qoftë në luftë kunër krimit të organizuar , ashtu edhe në luftë kundër terrorizmit, në interes të sigurisë në rajon e më gjerë", u shpreh z. Çako.

Më pas Jakomovski pati një takim me drejtorin e përgjithshëm për krimin e organizuar dhe krimet e rënda, Ardian Çipa dhe atë të antiterrorit në policinë e Shtetit, Gledis Nano.

Policia e shqiptare ka numrin më të madh të pjesëmarrjes në hetime të përbashkëta në Evropën Juglindore për vitin 2016.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë "BALLKAN", në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari i finalizuar në Korrik 2016, ku janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim që çoi ne sekuestrimin e 27 kg heroinë, 2 kg kokainë, 184 kg marijuanë, 38000 euro, 1.5 milion Lekë, 4 automatikë, 68 aparate celulare.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498