INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi akuza kreut të policisë së shtetit: Çdo tentativë për të na frikësuar është e kotë

Monika Kryemadhi akuza kreut të policisë së shtetit: Çdo tentativë për të na frikësuar është e kotë

Publikuar më: 16:12 17-06-2017

Deklaratat e ashpra e kanë intensifikuar luftën mes LSI-së dhe PS-së. 

Këtë herë në shënjestër është vënë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili sipas LSI-së nuk po ndalon kriminelët, të cilët po përfshihen në fushatë duke dhunuar simpatizantët e LSI-së.

Këtë herë është zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që ka hedhur akuza ndaj kreut të Policisë.

Ja çfarë shkruan Monika Kryemadhi në Facebook:

Kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit, frika e falangave të krimit në policinë e shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI. Çdo tentativë për të na frikësuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive të tyre.

Të arrestojë të kërkuarit nga Interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i përdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policisë të përfshirë në këtë trafik.

Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur Forcën e Parë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Duke harruar që e ka të kotë, sepse përballë të rinjve çdo intrigë apo sulm është vetëm një përpjekje qesharake dhe e dështuar.

Sepse të rinjtë e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre. Ndaj sot me shumë se kurrë uragani i fitores është në kulmin e tij i pashqetësuar nga cingërrimat e Haki Drogës dhe falangave të tij që do të marrin përgjigjen që meritojnë vetëm pas 9 ditësh.

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438